STONE VILLAGE

“Stone Village” është një kompleks rezidencial e turistik i pozicionuar pak metra mbi plazhin e mrekullueshëm të Drimadhes. Vilat janë vendosur në një nga kodrat më piktoreske të zonës në një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 10.000 m².

Shoqëria jonë është në rolin e investitorit në këtë projekt, ashtu sikurse është kontraktuar për të gjithë procesin e ndërtimit. “Stone Village” do të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë.